February 8, 2023
Portali Shprehja

Unesco ka dhën një afat shtesë për të ndaluar urbanizimin ilegal në Ohër

Gazetar: Miki Trajkovski 

Derisa ora po numëron mbrapsht, deri kur UNESCO duhet të vendosë se çfarë të bëjë me rajonin e Ohrit nën UNESCO, Bashkimi Evropian u bëri thirrje autoriteteve vendore,  që të zgjidhin urgjentisht çështjen e ndërtimeve pa leje në Ohër e Strugë, që është një nga çështjet kryesore, nëse rajoni i Ohrit dëshiron të ruajë statusin që ka nën mbrojtjen e UNESCO-s.

“Çështja e ndërtimeve pa leje është një çështje shumë e rëndësishme, është e rëndësishme në kuadrin e UNESCO-s, por është edhe e rëndësishme sepse shkon në thelbin e shtetit ligjor. Gjëja e parë është që ndërtimet pa leje duhet të ndalen menjëherë. Sidomos në një zonë si kjo, e cila njihet për bukurinë e saj natyrore, ndërtimet pa leje përbëjnë automatikisht një kërcënim për atë bukuri natyrore, dhe kjo është diçka që UNESCO e përsërit vazhdimisht”, tha David Gir- Ambasador i BE-së.

Gir u bëri thirrje jo vetëm komunave dhe qeverisë, por edhe gjykatave të përfshihen në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Është një çështje që kërkon shqyrtim nga disa aktorë të ndryshëm. Gjykatat, prokuroria publike, autoritetet qendrore dhe lokale hyjnë në lojë dhe duhet të bashkëpunojnë për zgjidhjen e çështjes”, shtoi ai.

Por, duket se autoritetet në Maqedoni, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, nuk i marrin seriozisht këto thirrje. Jo vetëm që nuk ka zgjidhje dhe progres lidhur me këtë çështje, por sipas iniciativës qytetare të Ohrit SOS, vetëm në vitin 2021 janë regjistruar 70 ndërtime të reja pa leje në Ohër dhe 34 në Strugë. Kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov, thotë se pritet plani për menaxhimin e bregut të Ohrit.

“Së bashku me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, pas përfundimit të planit të menaxhimit të bregut të liqenit të Ohrit, i cili është thelbësor për ecurinë dhe progresin e mëtejshëm në lidhje me rekomandimet e UNESCO-s, dhe që duhej të përfundonin në dhjetor 2021, vijon një proces ku në cilën zonë, dhe nëse mund të përshtaten në planet urbanistike”, u shpreh Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit.

Ndryshe, 1 shkurti është afati që UNESCO i dha dy vite më parë si një mundësi të dytë, për të paraqitur një raport mbi punën e bërë, që rajoni rreth liqenit të Ohrit të mos jetë në listën e zezë të zonave në rrezik nën mbrojtjen e UNESCO-s, diçka që sipas njohësve të rasteve ka gjithnjë e më shumë gjasa të ndodhë këtë herë./Alsat.mk

 

 

.

Të Ngjajshme

Komisioni Evropian: Ndihmë emergjente prej 6.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

Ekipi i FSK-së shpëton një fëmijë 2-vjeçar nga rrënojat në Turqi

Simptomat e sulmit në zemër?!

Leave a Comment