May 21, 2022
Portali Shprehja

Unesco, kërkesa të reja për Ohrin

Gazetar: Miki Trajkovski 

Tact Watches

Brenda shkurtit të vitit 2023, me kërkesë të UNESCO-s, banorët e pjesës së vjetër të Ohrit, duhet t’i heqin dhe instalojnë diku tjetër të gjithë elementët në çati, duke filluar nga kondicionerët, bojlerët diellorë, panelet dhe antenat satelitore, shkruan Alsat.

“UNESCO dhe të gjitha ligjet që kemi këtu për bërthamën e qytetit të vjetër të mbrojtur, tregojnë se edhe nëse keni kondicioner, duhet të vendoset diku ku nuk do të duket. Shumë prej tyre kanë panele dhe bojlerë diellorë. Të gjitha janë të ndaluara dhe nuk duhet të jenë aty”, tha Mishe Tutkoski- drejtor i Institutit dhe muzeut të Ohrit

Bëhet fjalë për qindra elemente të vendosura ilegalisht ndërsa i lartë është edhe numri i mbindërtimeve, strehëve, garazheve, mureve, shprehen nga Muzeu.

“Ne inspektojmë, reagojmë dhe dërgojmë raporte në Drejtorinë e trashëgimisë kulturore, por nuk ka zgjidhje. Më pas, ata lëshojnë inspektime. Në vendimet e tyre, ata mund t’i informojnë, t’u vendosin gjoba apo detyrime për heqjen e elementeve. Por nuk mendoj se të gjitha obligimet që i kanë qytetarët, zbatohen plotësisht”, tha Mishe Tutkoski- drejtor i Institutit dhe muzeut të Ohrit

Ekziston shqetësim i madh për situatën në rajonin e Ohrit.

“E gjithë Maqedonia, pushtet e Qeveri, sheh se çfarë po ndodh në Ohër me ndërtesat dhe ndërtimet pa leje. Dhe kjo që kërkon UNESCO duhet të respektohet. Është qytet i UNESCO-s, qyteti i Shën Klimentit dhe duhet mbajtur ky titull, jo titulli i një grupi të caktuar njerëzish, për interesa personale nga të cilat nuk shohin dobi qytetarët e Ohrit”, tha Nikolla Ivançiq- pronar i agjencisë për patundshmëri

UNESCO bëri thirrje gjithashtu që të ndërpriten ndërtimet e paligjshme dhe të zgjidhet çështja e ndotjes së liqenit. Ekziston frika se për shkak të afatit të shkurtër që kanë institucionet në dispozicion për t’i zgjidhur të gjitha obligimet e përcaktuara nga UNESCO, Ohri mund të vendoset në listën e zonave të rrezikuara nën mbrojtjen e tij, që vitin e ardhshëm. /Alsat.mk

 

.

Të Ngjajshme

Rita Ora me të dashurin marrin gjithë vëmendjen në shfaqjen e modës ‘Dior Men’s SS/23’

Punëtorët në Maqedoni të papaguar për orët shtesë

admin

“Kam tri javë që qaj”, Ronela Hajati kthehet në Shqipëri pas Eurovisionit

Leave a Comment