February 1, 2023
Portali Shprehja

UNIQA: “Brendi më i mirë i sigurimeve në Maqedoni”

Faqja e njohur ndërkombëtare Global Banking & Finance për herë të parë e shpërbleu UNIQA Maqedoni me çmimin fitues për vitin 2022 – “Brendi më i mirë i sigurimeve në Maqedoni”

Me këtë mirënjohje, UNIQA edhe një herë e ka konfirmuar pozitën e saj si brendi më i mirë i pranishëm në tregun maqedonas të sigurimeve.

Për këtë mirënjohje prestigjioze, Global Banking & Finance, bazohet në disa kritere, duke përfshirë besimin e klientit, cilësinë e shërbimit të ofruar, spikatjen në industri, inovacione dhe zhvillim të produkteve, përgjegjësinë sociale, avantazhin strategjik në raport me konkurrencën dhe vlerën e primit të shkruar.

https://www.globalbankingandfinance.com/global-banking-finance-awards-2022-award-winners/

“Ky çmim mbarë botëror dhe titulli ndërkombëtar në botë është një nder i vërtetë për Kompaninë tonë të Sigurimeve dhe dëshmi e menaxhimit të mirë, modelit të shëndetshëm të biznesit, besimit të klientit dhe angazhimit të ekipit. I jam mirënjohës klientëve tanë dhe të gjithë kolegëve të mi. Pa ata nuk do të ishte i mundur asnjë çmim”, tha drejtori Driton Azizi.

Me këtë njohje ndërkombëtare nga Global Banking & Finance – vërtetohet se UNIQA Maqedoni i ndjek standardet evropiane të sigurimeve.

UNIQA Maqedoni është pjesë e grupit austriak të sigurimeve UNIQA (UNIQA INSURANCE GROUP), i cili është i pranishëm në Evropë me 40 kompani sigurimesh në 18 vende.

UNIQA në Maqedoni përfaqësohet nga dy kompani të sigurimeve – “UNIQA SHA Shkup” në segmentin e sigurimeve jo-jetë dhe “UNIQA LAJF SHA Shkup” në segmentin e sigurimit të jetës, ku të dyja kompanitë janë ndër institucionet lider të sigurimeve në tregun maqedonas të sigurimeve.

.

Të Ngjajshme

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Grupi i Zjarrit në Kërçovë: Ahmetin e mbrojmë vetëm ne

Leave a Comment