February 8, 2023
Portali Shprehja

United, armiku i Messi-t mund të marrë vendin e Ronaldo-s në Old Trafford

“Que miras Bobo?”. Ky ka qenë imazhi i fundit i Wout Weghorst që mbahet mend nga Kupa me Botës që s’ka pak që ka përfunduar në Katar dhe që u fitua nga Argjentina.

Menjëherë pas ndeshjes dramatike të zhvilluar mes Holandës dhe Argjentinës, sulmuesi holandez, protagonist absolut me dy gola, është kapur me Lionel Messi-n, i cili e ka etiketuar me frazën e përmendur më lart, që ka bërë xhiron e botës në pak minuta.

Pas përfundimit të Kupës së Botës, Weghorst është kthyer në Europë për të vazhduar kampionatin me Besiktas-in e tij, ku është i huazuar nga Burnley, por sipas Sky Sports, holandezi mund të kthehet shumë shpejt në Angli.

Sipas televizionit anglez, Weghorst duket se është një nga dy emrat që po merren në konsideratë nga drejtuesit e Djajve të Kuq, që janë në kërkim të një zëvendësuesi të Cristiano Ronaldo-s.

.

Të Ngjajshme

Ttrajneri i trajnerëve ndahet nga jeta: ai udhëhoqi Kroacinë e mrekullirave dhe ishte “busulla” e revolucionit!

admin

“Messi e kuptoi menjëherë”, Koeman: Vetëm atij ia pasonte topin

admin

“Askush nuk i afrohet”, Ferdinand: Ja kush është mbrojtësi më i mirë në Premier

admin

Leave a Comment