December 5, 2022
Portali Shprehja

United poshtërohet, Ronaldo grindet! Por befasia e Premier quhet… Newcastle (PAMJET+RENDITJA)

Man United ka pësuar një humbje shokuese 3-1 ndaj Aston Villa pasditen e sotme dhe duket se ne krahun tjeter debutim me te bukur nuk mund te kishte per “magjistarin” Unay Emery te rikthyer ne Premier League pas aventures me Arsenalin. Për vendasit realizuan Bailey 7′, Digne 11′ dhe Ramsey 49′, ndërsa sërish Ramsey realizoi por këtë herë autogol ne minuten e 45′.

Kjo humbje e lë Man United në vendin e 5 me 23 pikë jashtë zonës Champions. Manchester United u kthye në fushë për javën e 15-të të Premier League. Djajtë e Kuq kane hasur veshtiresi te jashtezakonshme në fushën e Aston Villa-s dhe gjërat nuk po shkojnë mirë për Cristiano Ronaldo-n me shokë.  Në fakt, pjesa e parë është mbyllur më rezultatin 2-1 në favor të skuadrë së Unai Emery, i cili ka bërë sot debutimin e tij në stolin e Villa-s duke marrë vendin e të shkarkuarit Gerrard.

SHIKO GOLAT KËTU

Takimi në Villa Park është zhbllokuar pas vetëm shtatë minutash lojë me Bailey që ka mposhtur portierin De Gea me një goditje të bukur diagonale brenda zonës së rreptësisë. Situata është përkeqësuar për skuadrën e Erik ten Hag në minutën e 11-të, pasi Aston Villa ka realizuar edhe golin e dytë. Lucas Digne ka dyfishuar për ekipin e tij me një goditje dënimi të jashtëzakonshme.

Ndeshja është rihapur në fundin e pjesës së parë. Miqtë, në fakt, kanë arritur ta ngushtojnë rezultatin me një gol të shënuar nga Luke Shaë, i cili është ndihmuar edhe nga një devijim. Por, ne pjesen e dyte ka ardhur nje tjeter gol nga Aston Villa e Unay Emeryt, qe debuton sot ne stolin e skuadres se Premier League pasi u pagua 6 mln euro per ta siguruar me klauzolen qe kishte te Villareal. Eshte Gordon Ramsey ai qe shenon.

Me pas, nje episod brenda zones se rreptesise se Aston Villa. Ronaldo perleshet me Mings dhe kapen nga duart dhe bluza me njeri tjetrin deri sa mbrojtesi perplaset ne toke. Ka pak tension dhe nderhyn arbitri per t’i ndare….Nje moment nervozizmi brenda ndeshjes. Ronaldo eshte ndeshkuar me te verdhe. Nje humbje kjo qe djeg jo pak per “Djajte e Kuq”.

Vazhdon te mrekulloje Newcaslte United i Eddie How, qe ne 9 ndeshjet e fundit ka plot 6 fitore dhe 3 barazime. Skuadra e qymyrxhinjve me investimet e bera po kthehet fuqishem te jete pjese e elites se Premier League. Ka ardhur ne fakt fitorja e 4-t radhazi dhe e pesta ne 6 ndeshjet e fundit. Vec kesaj, jane 16 gola te shenuar ne 6 ndeshjet e fundit dhe 8 ne dy te fundit.

Ne fushen e Southampton, bardhezinjte kane dhuruar show duke shenuar 4 gola pasi po aq i shenuan edhe Aston Villa-s. Almiron, Wood, Willock dhe Guimaraes shenuesit e golave. Dhe javen e ardhshme do te jete Newcastle-Chelsea! Me kete fitore, qymyrxhinjte ngjiten perkohesisht ne vendin e trete ne renditjen e Premier League me 27 pike…

Crystal Palace sakaq fiton me permbysje ne fushen e West Ham duke shenuar me ane te Zaha dhe Olise. Per vendasit ishte Behrama ai qe hapi sfiden por ekipi i Hammers nuk arriti te shfrytezonte kete avantazh duke u kapur keshtu i papergatitur…

.

Të Ngjajshme

SUPER HEROI I KROACISË QUHET LIVAKOVIC | Mbarron ëndrra e Japonisë, Kroacia në çerekfinale (PAMJET)

admin

JAPONIA GJEN GOLIN BEFASUES!!! VAR akordon, por legjenda gjermane kishte parashikuar gjithçka 1′ përpara… (PAMJET)

admin

Një Rolex një orë, dy avionë në muaj…; ja çfarë mund të blejë Ronaldo me rrogën te klubi i ri

admin

Leave a Comment