Manchester United ka mundur 4-1 Chelsea-n dhe ka siguruar një vend në fazën me grupe të edicionit të ardhshëm të Champions League.
UNITED-CHELSEA – RASTI I HUMBUR NGA MUDRYK – VIDEO
Ndeshja e Old Trafford mund të kishte nisur shumë mirë për londinezët nëse Mudryk, një nga blerjet e shtrenjta të këtij sezoni në merkato, nuk do të kishte shpërdoruar një rast të pastër pak metra larg De Gea-s.
UNITED-CHELSEA – GOLI I CASMIEROS – VIDEO
Nuk ka gabuar Casemiro, i cili ka tundur rrjetën një minutë më mbrapa me një goditje me kokë. Gol ky që është konfirmuar pas një kontrolli të VAR për një pozicion të mundshëm jashtë loje.
UNITED-CHELSEA – GOLI I MARTIAL – VIDEO
Në fundin e pjesës së parë ka ardhur edhe goli i dytë i vendasve. Ka qenë Martial që ka shënuar për Djajtë e Kuq pas një aksioni të bukur të skuadrës.
Dominimi i United ka vazhduar në pjesën e dytë. Bruno Fernandes ka fituar një penallti pasi ka lënë në vend Fofana-n me një finte magjike dhe ka qenë po ai që është paraqitur te pika e bardhë.
UNITED-CHELSEA – PENALLTIA E FERNANDES – VIDEO
Pavarësisht provokimeve të Kepa Arrizabalaga-s, Fernandes është treguar gjakftohtë dhe e ka mposhtur me lehtësi portierin e Chelsea-t në minutën e 73-të.
UNITED-CHELSEA – GOLI I RASHFORD – VIDEO
Pak minuta më mbrapa, në të 78-ën më saktësisht, mbrojtja e Chelsea-t ka bërë një tjetër gafë nga e cila ka përfituar Rashford duke çuar shifrat në 4-0.
Në minutën e 89-të ka ardhur goli i nderit për Blues i shënuar nga Joao Felix pas një kundërsulmi të shpejtë të miqve.
.