Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e Ukrainës është në Bashkimin Evropian. Gjatë një fjalimi vjetor për gjendjen e BE-së para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg, Von der Leyen tha se unioni “nuk mund t’i lërë vetëm siç tha bashkëkombësit tanë”. Në gusht, edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim, gjatë Forumit Strategjik të Bledit.
“E ardhmja e Ukrainës është në unionin tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. E ardhmja e Moldavisë është në BE. Dhe, e di se sa e rëndësishme është perspektiva evropiane edhe për shumë njerëz në Gjeorgji…Evropa përgjigjet ndaj thirrjeve historike. Historia na fton që të përmbyllim ndërtimin e unionit tonë. Në botën ku disa tentojnë t’i nënshtrojnë vendet një nga një, ne nuk mund t’i lëmë vetëm bashkëkombësit tanë evropianë. Në botën ku madhësia dhe pesha janë të rëndësishme, përmbyllja e unionit tonë, pa dyshim, është interes strategjikë i BE-së”, deklaroi Ursula Von der Leyen, Presidente e KE-së. /Alsat.mk
.