January 30, 2023
Portali Shprehja

Usain Bolt, i zhduken disa milionë dollar nga llogaria bankare!

Legjenda xhamajkane e atletikës, ish-sprinteri Usain Bolt, ka marrë një lajm aspak të mirë së fundi. Nga llogaria e tij bankare në shoqërinë e investimeve në “SSL” janë zhdukuar disa milionë dollarë. Ende nuk janë bërë publike detajet e sasisë së parave që mungojnë apo koha e zhdukjes së tyre në llogarinë e 8 herë fituesit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike.

Ai që ka vënë re vjedhjen e parave është vetë Bolt, që ka vërejtur një diferencë të madhe mes gjendjes që ishte në llogarinë e tij në bankë dhe sasisë që ai dinte s ekishte depozituar aty.

“Po bëjmë të gjitha hetimet e duhura për të zgjidhur këtë çështje”, tha menxheri i Bolt, Nugent Ëalker për të përditshmen xhamajkane “The Gleaner”.

Rekordmeni i botës ka denoncuar ngjarjen pranë divizionit të hetimeve financiare në policinë xhamajkane.

.

Të Ngjajshme

Qeveria lavdërohet me kupon fiskal rus, Kovaçevski kërkon falje

Vazhdon mësimi online në Strugë, Inspektorati i arsimit prej nesër në teren

Shkarkohet Danella Arsovska, nuk është më kryetare e BNJV-së

Leave a Comment