June 27, 2022
Portali Shprehja

Ushqime në diell/ Rreziqet nga nxehtësia për produktet që i blejmë në rrugë apo tregje

Në një kohë kur çmimet e ushqimeve janë rritur, vihet re se mënyra se si ato tregtohen, lë për të dëshiruar. Në tregje shihet se si frutat apo perimet qëndrojnë gjatë gjithë ditës në diell, në pritje për t’u blerë nga qytetarët.

Tact Watches

Larg kushteve optimale, të vendosura në një qese buzë rrugës, shiten edhe vezë.

“Siguria ushqimore fillon me përzgjedhjen e produkteve të stinës, duke kaluar pastaj në respektimin e kushteve që ato duhet të jenë, pra temperatura, mos të qëndrojnë në diell. Frutat, perimet, duhet të mos jenë në diell. Herë pas here duhet të jenë të spërkatura me ujë, që të jenë të freskëta. Bulmeti duhet blerë në vende ku ka ruajtje frigoriferike, e mira është që të mos blihen në tregje. Sa më pak të jenë produktet qoftë perime apo fruta, që lihen në diell.

Të ndikuar dhe nga rritja e çmimeve, shpesh qytetarët priren që të marrin produktet që kushtojnë më pak.

“Më shumë marrin ato që kushtojnë më pak. Dihet që ai që ka më shumë merr ato me çmime të larta, ai që nuk ka merr ato më lirë”, tha një shitëse.

Kushtet e vështira ekonomike e shtyjnë një pjesë të shoqërisë që të mjaftohen me ato produkte, që ndoshta cilësinë nuk e kanë më të mirë, por çmimin e kanë të lirë.

.

Të Ngjajshme

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në ish frabikën e duhanit në Tetovë

Temperaturat e larta shqetësim për qytetarët

Anijet shkaktojnë ndotjen e liqenit të Ohrit

Leave a Comment