January 28, 2022
Portali Shprehja

Vaksinë me detyrim në Gjerman, rekord infektimesh në Francë

Vaksinat me detyrim mund të bëhen shpejt realitet në Gjermani. Kancelari i ri, Olaf Scholz, tha para ligjvënësve në Bundestag, se një projektligj që synon ta bëjë të detyrueshme vaksinën për të gjithë të rriturit do të votohet në parlament në muajin mars.

Tact Watches

“Aktualisht, kemi rreth 80 mijë infektime ditore dhe presim që shifrat të rriten edhe më shumë. Kjo është një arsye që na shtyn të vazhdojmë në këtë rrugë, pra të kërkojmë vaksinim të detyrueshëm në Gjermani”, u shpreh kancelari i Gjermanisë.

Ligjvënësit në Francë po debatojnë mbi një ligj që kufizon më shumë liritë e të pavaksinuarve, duke mos i lejuar të hyjnë në ambientet publike.

Numri i infektimeve në këtë vend po thyen rekord pas rekordi me mbi 330 mijë raste të shënuara në 24 orët e fundit. Po rritet gjithashtu trysnia në spitale me gati 24 mijë të shtruar në të gjithë vendin. Megjithatë, autoritetet vendosën të lehtësonin kufizimet në udhëtime nga Britania e Madhe, duke hequr masën e karantinimit për të ardhurit nga ky vend.

“Varianti Omicron është dominues në të dyja vendet, kështu që nuk është e nevojshme të mbajmë në fuqi kufizimet”, tha zëdhënësi i qeverisë Attalz.

Shumë shkolla në Francë u mbyllën të enjten pasi mësuesit hynë grevë për të protestuar kundër protokolleve qeveritare për Covid-19. Ata akuzojnë autoritetet se kanë dështuar të implementojnë politika të përshtatshme për të menaxhuar pandeminë dhe për të mbrojtur fëmijët dhe stafin kundër infektimeve.

Të Ngjajshme

Gabove Albin, ti ma ndale të futem në trojet e mia!

admin

Borxhi Publik në Shqipëri shënon rekord historik

admin

“Veriu është më i rrezikuari”/ Pse çdo gjë që ndodh në Ukrainë ka lidhje me Kosovën?

admin

Leave a Comment