May 12, 2021
Portali Shprehja

“Vaksinimi i mësimdhënësve të jetë prioritet”

Mësimdhënësit që tashmë janë vaksinuar kanë nisur fushatë ndërgjegjësimi ndaj kolegëve të tyre që akoma hezitojnë të vaksinohen. Nga Sindikata rajonale për arsim në Tetovë apelojnë për vaksinim masiv të mësimdhënësve duke shtuar që mësimdhënës të caktuar mos të bëhen peng i fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike.

Falë asaj që ne jemi në rend të parë për vaksinim duhet me të madhe që ta pranojnë dhe të vaksinohen. Të mos jemi peng të asaj që mos të fillojë viti shkollor me prezencë fizike. Apeloj te arsimtarët që të vaksinohen. Gabimin ata mos ta bëjnë që të humbin nxënësit dhe pasojat të jenë të mëdha sepse dy vite humbëm. Humbëm një vit që kaloi, ky vit ashtu u humb edhe tash përsëri shtatorin ta fillojmë me mësim online shkaku i asaj që ne nuk duam të vaksinohemi- deklaroi Teuta Sejfullai, Sindikata rajonale e arsimit.

Mësuesja Hata Zylbehari tashmë e vaksinuar e vlerëson si absurde vendimin e kolëgëve të saj për t’u mos vaksinuar. Ajo shton se vaksinimi është obligim dhe kujdes ndaj brezave të rinj.

Nuk kemi pas asnjë pasojë pas vaksinimit, jemi ndje shumë mirë. Te të gjithë apeloj të mos hezitojnë të marrin vaksinën të kujdesen për shëndetin e tyre, të kujdesemi për brezat e ri që i kemi dhe për ata nxënës që janë në dorën tonë, ti kursejmë në maksimum. Ne do të japim çdo gjë nga vetja por të kursejmë edhe vetveten, kuptohet. Kjo është një mundësi që morëm vaksinat dhe të jemi më të kursyer nga virusi. Unë shpresoj që nuk besoj që ka arsimdashës që nuk do të vaksinohet- tha Hata Zylbehari, mësuese  e vaksinuar.

Në shkollën fillore “Istikball” të Tetovës interesim për tu vaksinuar kanë shprehur më shumë se 90 % e të punësuarve.

Gjithsej nga numri i përgjithshëm 33 arsimtarë me prezencë fizike u vaksinuar 28 arsimtarë që  që nënkupton se interesimi i mësimdhënësve me prezencë fizike në shkollën tonë “Istikball” është tejet i lartë- tha Rexhep Halili, drejtor I sh.f “Istikball” Tetovë

Ministria e Arsimit nuk ka përgjigje konkrete rreth vaksinimit ose rivaksinimit të atyre mësuesve që kanë refuzuar të marrin dozën e vaksinës në procesin e vaksinimit të stafeve shkollore. Po ashtu, nga ky dikaster nuk përmendin as ndonjë mekanizëm apo fushatë ndërgjegjësimi ndaj këtyre mësuesve, të cilët, në shtatorin e ardhshëm mund të gjunjëzojnë procesin normal me pjesëmarrje fizike në vitin e ri shkollor.

Melihate Rustemi

.

Të Ngjajshme

Strugë-Qafëthanë, Nikollovski pa përgjigje për rindërtimin e rrugës

admin

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Leave a Comment