June 18, 2021
Portali Shprehja

Vaksinimi, raste të rralla me efekte anësore

Të gjithë të sëmurët kronik ndërmjet moshës 20-40 vjeç e që janë të rrezikuar nga covid 19, do të vaksinohen brenda këtyre tri ditëve. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të imunizohen 10 grupe të diagnozave si të sëmurët nga zemra, veshka, mushkëritë, etj.

Megjithëse bujë e madhe në opinion u bë për efektet anësore të vaksinave anti kovid, asgjë nuk doli të jetë sipas skeptikëve që ishin kundër vaksinimit. Në fakt, autoritetet shëndetësore ende pa ardhur vaksinat në vendin tonë, treguan se efekte anësore nuk mund të ketë më shumë se ethe të lehta, dhimbje krahu ku shpon gjilpëra, ngritje temperature dhe plogështi pas vaksinimit. Deri tani 18 për qind e qytetarëve nuk kanë shkuar në terminët e tyre për vaksinim.

“….shumë shpesh ndodh që mjeku amë ose dikush tjetër të cakton termin për personin në fjalë dhe pacienti të mos jetë i informuar fare se ka termin të caktuar. Por, sidoqoftë numri i të interesuarve për vaksinim nuk është për tu neglizhuar”, tha Dukagjin Osmani, mikrobiolog.

Nga ana tjetër lista është e gjatë për efektet anësore të ushqimit dhe pijeve që mund të shkaktojnë në organizëm gjatë përditshmërisë, deri sa kah fundi mund të renditen edhe vaksinat. Infektologu Fadil Cana thotë se duhanpirësit janë më të rrezikuar nga mpiksja e gjakut se sa nga vaksina.

 Përdorimi i pijeve të sheqerosura, të cilat shkaktojnë obesitet dhe sëmundje kardiovaskulare”, pohoi Fadil Cana, infektolog.

Thirrjet e mjekëve janë që popullsia të paraqitet masivisht për vaksinim, në mënyrë që të krijohet imuniteti kolektiv dhe të çrrënjoset pandemia e shkaktuar nga virusi korona. Sipas protokolleve aktuale, pas çdo marrje të vaksinës qytetarët duhet të qëndrojnë në pikat e vaksinimit për 15 minuta për monitorim të reagimeve eventuale të vaksinës anti kovid.

Adnan Qaili 

.

Të Ngjajshme

Reforma zgjedhore, Andonovski: Nuk priten ndryshime thelbësore të Kodit Zgjedhor

admin

Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm

admin

Shehu: Listat e hapura në këto zgjedhje, do të jenë një lloj testi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

admin

Leave a Comment