December 3, 2020
Portali Shprehja

Vala e dytë e Covid godet Italinë

Italia shënon sërish shifra të larta të pandemisë. Në 24 orët e fundit autoritetet raportuan për 753 viktima dhe 34 282 raste të reja. Rreth 9 mijë persona kanë humbur jetën vetëm gjatë valës së dytë në këtë vend teksa infektimet ditore qëndrojnë në kuotat e mbi 30 mijë.

Shifra të tilla, sipas ekspertëve, tregojnë se masat që shmangin karantinën kombëtare po dështojnë në uljen e ritmeve të përhapjes. Në Itali, kurba po tregon të njëjtin trend rritës të rasteve të vdekjeve nga koronavirusi ashtu si në valën e parë.

Situatë problematike është në Shtetet e Bashkuara, ku u shënua shifra e dytë më e lartë e viktimave të kësaj vale, prej 1583 vdekjesh. Rekorde viktimash u shënuan edhe në Francë që shënoi një tjetër shifër të lartë të infektimeve ditore që megjithatë është sa gjysma e rekordit të shënuar më 7 Nëntor.

Franca bëhet i pari shtet europian që arrin kuotën e 2 milionë të prekurve nga COVID-19, duke u renditur e katërta në botë pas SHBA-së, Indisë e Brazilit.

Të Ngjajshme

Gjermania nuk dëshiron të nxitojë si Mbretëria e Bashkuar me vaksinën e Pfizerit

admin

Mustafa pas humbjes së LDK-së në Podujevë: Ne i qëndrojmë ballë Albin Kurtit, nuk frikësohemi

admin

Ekzekutohet një 47-vjeçar shqiptar në Brazil

admin

Leave a Comment