November 29, 2021
Portali Shprehja

Valbon Limani zgjedhet kryesues i Këshillit komunal të Komunës së Gostivarit

Me 18 vota “për”, dy të përmbajtura, Këshilli i Komunës së Gostivarit ka zgjedhur për kryesues, Valbon Limanin. Në fjalën e tij, Limani theksoi se do të dëshmojë kompaktësi në Këshill, pavarësisht që jo të gjithë votuan për zgjedhjen e tij.

“Besoj që do të bashkëpunojmë gjatë katër viteve të ardhshme”, tha Limani.

Tact Watches

Menjëherë pas kësaj, Limani drejtimin e seancës e ka filluar me një minutë heshte për viktimat në tragjedinë e autobusit në Bullgari ku jetën e humbën 44 qytetarë nga Maqedonia e Veriut.
Zgjedhjen e Limanit, e ka përshëndetur kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Më vjen shumë mirë që sot e zgjidhët kryetarin e këshillit dhe besoj do ti zgjidhni edhe anëtarët e komisioneve. Valbonit i urojë suksese. Pres konstruktivitet edhe nga ana e opozitës që në fund të mandatit përmes bashkëpunimit të kemi suksesin e nevojshëm duke realizuar shumë projekte bashkë”, tha Taravari.

Këshilli ka zgjedhur sot edhe nënkryetar komune të Gostivarit. Propozimi i kryetarit Arben Taravari ishte këshilltari i ASH, Namik Durmishi, i cili kaloi me shumicë votash.

Të Ngjajshme

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Leave a Comment