July 27, 2021
Portali Shprehja

Varianti “Delta”, Filipçe: Për momentin nuk planifikojmë restrikcione, jemi fokusuar në vaksinimin e popullatës

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se për momentin nuk planifikohen restrikcione të reja për shkak të rrezikut nga varianti Delta, megjithatë tha se për momentin fokusi është në imunizimin e popullatës dhe bëri thirrje për paraqitje sa më të madhe për vaksinim.

“Varianti Delta po paraqitet në më shumë vende të Evropës, se do të ketë apo jo restrikcione të reja do ta diskutojmë të hënën në mbledhjen e KSI-së. Megjithatë tani për tani jemi fokusuar në vaksinimin e popullatës. Të martën do të përfundoj vaksinimi i të gjithë të paraqiturve me përjashtim të Shkupit, Tetovës dhe Manastirit. Apelojmë edhe njëherë që qytetarët të aplikojnë për vaksinim”, deklaroi Filipçe.

.

Të Ngjajshme

Filipçe: Deri në fund të gushtit do jenë vaksinuar 500 mijë qytetarë me të dyja dozat

admin

Në “Tabanoc”, për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta

admin

Shkupjani arrestohet në Strugë, kapet me drogë

admin

Leave a Comment