September 24, 2022
Portali Shprehja

Varka përplaset me balenën dhe përmbyset, ndërrojnë jetë 5 persona

Pesë persona kanë humbur jetën në Zelandën e Re pasi një varkë që merrej me vëzhgimin e shpendëve u përmbys. Dyshohet se shkak është bërë përplasja me një balenë.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se në bord ishin  njëmbëdhjetë persona, kur varka u përmbys në gjirin Goose pranë qytetit të Kaikōura.

Ndërkohë, policia nuk ka konfirmuar ende shkakun, por vetëm ka njoftuar se ka ndodhur një përplasje.

Ndërsa, Craig Mackle, kryebashkiaku i Kaikōura, u tha gazetarëve se besonte se varka kishte goditur një balenë që dilte në sipërfaqe. Mackle tregoi se balena ishte shfaqur poshtë anijes.

“Kjo është një ngjarje tragjike që prek shumë jetë, jo më pak të të gjitha familjeve dhe njerëzve të dashur. Unë do të doja të falënderoja të gjithë që janë përfshirë në shpëtim”, tha ai në një konferencë shtypi.

Më tej, ai shtoi se të mbijetuarit e incidentit, përfshirë kapitenin e varkës, ishin dërguar të gjithë në spital dhe vetëm një prej tyre ka pësuar lëndime të lehta.

.

Të Ngjajshme

Dënim me 10 vite burg, për ushtarët që refuzojnë të luftojnë

20 zyrtarë e aktivistë të BDI-së, letër Ali Ahmetit

50 të vdekur nga protestat në Iran, presidenti paralajmëron për goditje vendimtare ndaj demostruesve

Leave a Comment