January 23, 2022
Portali Shprehja

Vazhdojnë hallet e qytetarëve nga Lugina për ta marrë pasaportën e Kosovës

Pavarësisht se tash e shumë vite qytetarë nga Lugina e Preshevës jetojnë e punojnë në Republikën e Kosovës, ata vazhdimisht janë përballur me vështirësi për t’u pajisur me dokumente.

Tact Watches

Sebahate Sejdiu nga Presheva ka 19 vite që jeton në Kosovë, por dy herë i është refuzuar kërkesa për të marrë shtetësinë e Kosovës. “Gjatë pandemisë, kur kam shku me apliku për nënshtetësi, më kanë thënë jo, sepse të ka skadu afati i leje-qendrimit”, deklaroi Sejdiu.

Megjithatë, kjo procedurë për të ardhurit nga Lugina, pritet të lehtësohet së shpejti.

Me ligjin e ri për shtetësi që do të hartohet pas koncept dokumentit, pasaportën kosovare mund t’a marrin ata që nga 12 qershori i 1999-ës deri në ditën e fundit të vitit të kaluar, kanë 5 vjet qëndrim në Kosovë.

Por, edhe ky kriter po shihet si problem për tu plotësuar. “Problemi është si këta qytetarë do ta dëshmojnë sepse një pjesë e tyre nuk kanë as dokumente të Serbisë e as të Kosovës. Këta nuk kanë mundur të kenë as prona mbi vete, as të kenë ndonjë kontratë, as të figurojnë asgjëkundi në ndonjë institucion që këta jetojnë në Republikën e Kosovës”, u shpreh një tjetër qytetarë nga Lugina e Preshevës.

Pos që deri tash nuk kanë marrë dokumente në Kosovë, shumë prej tyre kanë humbur edhe shtetësinë e vendit prej nga kanë ardhur. “Qytetarët e Luginës, pjesa dërmuese e të cilëve jetojnë këtu, atje po shlyhen nga adresa dhe atje i humbet e drejta themelore”, tha një tjetër qytetar nga Lugina./klankosova

Të Ngjajshme

BE po shqyrton një model të ri udhëtimi, nuk do të ketë më rëndësi se nga vini

admin

Situata në Ukrainë, Britania paralajmëron për një tjetër plan të Rusisë

admin

Fyu Presidentin Erdogan, gazetarja arrestohet në orën 2 të mëngjesit

admin

Leave a Comment