November 28, 2022
Portali Shprehja

Vazhdojnë përplasjet mes Komunës së Tetovës dhe OJQ “Space”

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Përplasen sërish Organizata joqeveritare “SPACE” dhe Komuna e Tetovës. Anëtarët e shoqatës “Space”, janë ankuar sot se përfaqësues të Komunës ua kanë ndërruar bravën e derës hyrëse. Deri tek ndërrimi i bravës ka ardhur pasi paraprakisht punonjës të komunës kishin kërkuar çelësin e godinës për të zhvilluar një aktivitet kulturor.

“Sot në mëngjes, vullnetarët u përballën me një tjetër akt tipik vandal dhe të dhunshëm, ku ashtu si kemi dyshuar është ndërruar brava e hyrjes. Ne menjëherë kemi informuar policinë për këtë rast ndërsa nga grupacioni që prezantohen si administratorë komunal kërkojnë të largojmë pajisjet, gjë që ne kurrsesi nuk e pranojmë. Ne kërkojmë që ky grup të lëshojë menjëherë hapësirën për të lënë te rinjtë të vazhdojnë me organizimet e planifikuara, ndërsa organet legale sa më parë të zbardhin rastin delikuent të hyrjes pa leje dhe ndërrimit të bravës”, deklaroi Nita Sejdiu, Organizata “SPACE”.

Të pyetur në komunën e Tetovës, janë shprehur se organizata në fjalë ka memorandum për mbajtje të aktiviteteve në këto hapësira ashtu sikurse të gjitha shoqatat. Nga Kouna shtojnë se Organizata “Space” në rast të nevojës për shfrytëzimin e hapësirave të drejtohen me kërkesë në komunën e Tetovës.

“Memorandumi i bashkëpunimit mes asaj shoqate dhe komunës, është konkretisht vetëm për aktivitete dhe projekte të ndryshme. Dhe çdo shoqatë bëj thirrje si udhëheqës i sektorit për veprimtari publike që çdo shoqatë rinore kulturore apo të sferës së arsimit, të drejtohen tek komuna me kërkesë dhe komuna do i konsideroj të gjitha shoqata dhe ata që kanë aktivitete, nga ana e Komunës së Tetovës do iu mundësohet t’i realizojnë ato aktivitete”, tha Nazmi Dauti, Sektori për veprimtari publike i komunës së Tetovës.

Kreu i komunës së Tetovës, shoqatës “Space” ia mori të drejtën mbi shfrytëzimin e objektit të ish Radio Tetovës, sepse sipas kreut të komunës, nuk ka kontratë për shfrytëzimin e këtij objekti, dhe i njëjti objekt duhet të shfrytëzohet nga gjitha shoqatat apo organizatat kulturore të Tetovës që kanë projekte për të realizuar./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Opozita maqedonase insiston për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Leave a Comment