Vazhdon debati për Ligjin për Prokurorinë

Në pothuajse sallë të zbrazët, Kuvendi, pas pauzës, në orën 19:00 e vazhdoi debatin për ligjin për prokurorinë publike.

Liljana Zaturovska nga VMRO-DPMNE, e cila e para e mori fjalën. theksoi se kjo përbërje e deputetëve do të mbahet mend për miratimin edhe të një monstre, më të madhe se PSP-ja.

“Ajo monstër do të punojë sipas nevojave dhe dëshirave të mafies në shtet. Me këtë, do t’i vendosni qytetarët në pozitës mjaft serioze, të palakmueshme, të jenë cak i mafiozëve”, tha Zaturovska dhe propozoi tërheqjen e zgjidhjes ligjore me qëllim të përpunimit të saj.

Në debatin para pauzës, deputetët i përsëritën qëndrimet e tyre: shumica në pushtet se miratimi i ligjit për PP-në do të thotë fillim i luftës kundër korrupsionit dhe krimit, ndërsa VMRO-DPMNE se ligji po shtyhet me forcë dhe në mënyrë kundërkushtetuese, vetëm që të shpëtohen Zaevi dhe funksionarë të tjerë qeveritarë nga përgjegjësia. I ri ishte vetëm propozimi i Daniella Rangellovës nga VMRO-DPMNE e cila bëri thirrje, secili që është i prekur në disa nga rastet gjyqësore, procedurat hetimore apo parahetimore, të mos hyjë në debat për ligjin.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi para pauzës në orën 18:00, tha se Kuvendi prej orës 19:00 do të vazhdojë me pinë pa ndërprerje, derisa të mos shpërndahet.

.

Të ngjajshme

E konfirmon kryeministri i Italisë – kemi dy raste me coronavirus

shprehja

“Maqedonishtja”, obligative në të gjitha fakultetet

shprehja

Vritet kosovari gjatë plaçkitjes në një kazino në Shkup

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë