April 16, 2021
Portali Shprehja

Vazhdon gjykimi për “Organizatorët e 27 Prillit”

Procesi gjyqësor për “Organizatorët e 27 Prillit”  vazhdon sot në Gjykatën Penale-Shkup. Në seancën e kaluar për këtë lëndë, e cila është në procedure dëshmuese, dëshmoi ish-prokurori republikan publik, Marko Zvërlevski, me propozim të mbrojtjes së të akuzuarit, Vlladimir Atanasovski, ish-drejtor I DSK-së i cili u thirr me sugjerim të ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Zvërlevski tha se nuk ka pasur takime me Atanasovskin derisa ka qenë në krye të policisë sekrete, por më herët ndërsa ka qenë drejtor i Agjencisë së Inteligjencës Financiare. I dënuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha në të kaluarën gjatë dëshmisë së tij për organizimin e 27 prillit të përgjakshëm, pohonte se i pranishëm në selinë e VMRO-DPMNE-së në ditën kritike ka qenë edhe Zvrëlevski. Si organizatorë, përveç Vladimir Atanasovskit, akuzohen edhe ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski dhe ish-ministrat Mile Jankieski dhe Spiro Ristovski.

.

Të Ngjajshme

Zaev: Besoj se arritëm marrëveshje për Ligjin për shtetësi

admin

“Souftueri”, arrest shtëpiak për Rashkovskin

admin

“Rashkovski”, Zaev: Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, të mos ketë dilema

admin

Leave a Comment