19 C
Skopje
October 19, 2018
Vendi

Vazhdon mallkimi ndaj atyre që e tradhëtuan Komandant Telin

Pjesë e albumit te “Veteranët e UÇK-së” së fundi ka qenë Lefter Gogjaj-Komandant Teli legjendar.

“Lavdi dhe respekt për komandant Telin, por qoft i mallkuar ai që trdhëtoi këtë trim shqiptar i cili flijoi jetën e tij për të drejtat e shqiptarëve”, thuhet në legjendën që shoqëron fotografinë.

“Lavdi i qoftë, kurse tradhtarët në konop”, ishte njëri nga komentet.

“Lavdi për këtë djal, poshtë tradhëtarët, me litar në fyt u daltë shpirti”, ishte një mallkim tjetër, për ata që e tradhëtuan komandantin zulmëmadh.

Lefter Kogjaj-Komandant Teli që me origjinë ishte nga Berati i Shqipërisë ka qenë njëri nga bartësit kryesor të luftës së shqiptarëve për liri në Maqedoni më 2001. Ai ka luftuar kryesisht në rajonin e Karadakut, në Komunën e Likovës ku ishte shndërruar në tmerr për maqedonasit.

Komandant Teli u vra me tradhëti në Shkup në gusht të vitit 2001, atëherë kur kishte përfunduar lufta dhe po bisedohej për Marrëveshjen e Ohrit. Ai me 5 bashkluftëtarë të tij ishte spiunuar nga dikush dhe forcat maqedonase i kishin zënë në gjum në lagjën Gazi Baba në Shkup.

Masakra e Gazi Babës, e njohur me emrin “tradhëtia e madhe” vazhdon të jetë një enigmë e pazbardhur që nga mesnata e 7 gushtit 2001, kur forcat speciale maqedone të famëkeqit Lube Boshkovski, masakruan Lefter Goxhajn, Pajtim Rocin, Ndriçim Koxhajn, Adem Hasanin, Arben Bajramin dhe Abaz Beqirin. Komandant Teli kishte qenë tmerri i ushtrisë maqedone në betejat më të ashpra me trupat e UÇK-së, por ai ra në duart e tyre tre ditë pasi ishte firmosur armëpushimi i 4 gushtit dhe 6 ditë përpara se të firmosej marrëveshja e Ohrit, e cila do të ishte themeli i shtetit të ardhshëm të Maqedonisë. Autoritetet maqedone e cilësuan vrasjen e tij si suksesin më të madh të gjithë luftës me guerriljet shqiptare, madje nuk ngurruan ta etiketonin si një terrorist që kishte hyrë në Shkup për të sabotuar firmosjen e marrëveshjes së Ohrit një javë më pas. Dyshimi, mënyra se si ndodhi ngjarja dhe kapja krejtësisht në befasi e komandantit të njësisë elite të UÇK-së dhe bashkluftëtarëve të tij shpjegohet me faktin se dikush i mirëinformuar për lëvizjen e Telit, e kishte shitur atë të trupat speciale maqedone.

.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Deputetët e LSDM-së heqin dorë nga diskutimi, pritet votimi për ndryshimet kushtetuese

shprehja

Deputeti i VMRO-së, Vasilevski paraqitet në Kuvend

shprehja

Muhiq: Nëse nuk votohet sot, do të thotë se nuk janë siguruar deputetët

shprehja