Vazhdon mbështetja e bizneseve gjilanase në përballimin e situatës kundër Covid-19

Po vazhdon mbështetja e bizneseve gjilanase ndaj instituconeve komunale, në përballimin e situatës kundër virusit Covid-19.

Gjatë ditës, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pranuar donacion nga Artan Sermaxhaj përkatësisht “Lanikas Group SH.P.K”, prej 480 sapunë higjienik, të cilët do të shërbejnë për rritjen dhe sigurimin e higjienës.

“E falënderoj përzemërsisht Artanin dhe të gjitha kompanitë për mbështetjen e madhe në funksion të sigurimit të higjienës, e cila është ndër faktorët kryesor për luftimin e pandemisë Covid-19. Zoti ua shtoftë begatinë familjare e biznesore”, ka deklaruar nënkryetari Arbër Ismajli.

 

Të ngjajshme

Shqipëri, asnjë rast me koronavirus, 59 teste kanë rezultuar negative

shprehja

Hidhni ca kokrra rrushi të thatë në ujë, konsumojeni në mëngjes

shprehja

Fëmijët përballen me të ardhme të pasigurt – paralajmërojnë ekspertët

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë