April 16, 2021
Portali Shprehja

Vdekja e ish-drejtorit të Shëndetësisë në Deçan, Policia jep detajet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së ish drejtorit të shëndetësisë në Komunën e Deçanit.

Policia njofton se ish drejtori Mustafë Hasanaj është gjetur i shtrirë në oborrin e tij dhe i njëjti kishte një plagë në gjoks, ku dyshohet se ishte shkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 07:50.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në oborrin e tij dhe i njëjti kishte një plagë në gjoks, ku dyshohet se ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në afërsi të viktimës është gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast”.


Vdes një person pas lëndimeve që mori në Deçan
Vdes një person pas lëndimeve që mori në Deçan

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore. /Telegrafi/

 

 

.

Të Ngjajshme

Policia arreston një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë

admin

Policia në kërkim të Valton Makollit, dyshohet se ka kryer disa raste të mashtrimeve

admin

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

admin

Leave a Comment