October 6, 2022
Portali Shprehja

Vdekja e Mbretëreshës Elizabetë, Ambasadori britanik: I prekur nga shqiptarët që kanë ardhur për ngushëllim në rezidencën time

Ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Alastair King-Smith, në një intervistë me gazetarin Sokol Balla në Top Story ka falenderuar shqiptarët për ngushëllimin e shprehur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeta II.

“Është vërtet prekëse të shohësh se si anembanë botës dhe, natyrisht, në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit kanë reaguar në një mënyrë që i ka tejkaluar plotësisht pritshmëritë e gjithkujt. Kam qenë shumë i prekur gjatë këtyre ditëve të fundit nga mënyra sesi shqiptarët kanë ardhur dhe kanë shprehur ngushëllimet në rezidencën time këtu. Në fakt, në të gjithë botën, kemi parë një vërshim pikëllimi e respekti, siç kemi parë edhe frymëzimin që na ka përcjellë Madhëria e Saj të gjithëve”, u shpreh ai.

Shumë pak njerëz kanë pasur mundësi të njohin një person tjetër të ngjashëm me mbretëreshën britanike që ka qenë një burim frymëzimi në shumë mënyra, shprehet Alastair King-Smith.

“Mendoj se për të gjithë ne që jemi të përfshirë në shërbimin publik, që kemi dëshirën për të punuar shumë, ajo është një simbol i vërtetë, veçanërisht për faktin se vazhdoi të kryente detyrat e saj deri në javën e fundit, për faktin që ajo ka pritur kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar nga Çurçilli deri tek Liz Trus në javën e saj të fundit. Pikërisht. Fakti që ka përcjellë në detyrë kryeministrin e saj të parë dhe ka mirëpritur kryeministren e 15-të në jetën e saj, Liz Trus. Ajo është takuar, në mos gaboj, me 14 presidentë të SHBA-ve dhe më shumë liderë botërorë se çdo person tjetër në këtë planet. Kjo është me të vërtetë një arritje mbresëlënëse”.


Të Ngjajshme

Si ta aplikoni në mënyrën e duhur korrektorin e syve

7 truke për ta bërë të lumtur partnerin në shtëpi

Gruaja e Sabri Fejzullahut si tigreshë kur e takon Vjollca Haxhiun

Leave a Comment