November 29, 2021
Portali Shprehja

Vdekje e dyshimtë në Pejë, gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij

Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e së mërkurës në banesën e tij në Pejë.

Rasti është raportuar rreth orës 11:20 në Policinë e Kosovës, ndërkaq kur ata kanë dalë në vendin e ngjarjes është konstatuar edhe vdekja e viktimës nga ekipet mjekësore.

Tact Watches

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 11:20, Policia është informuar nga ankuesi se në rrugën “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesën e tij, menjëherë të gjitha njësitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar  vdekja e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Rugova. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një muaj paraburgim për serbin të cilit iu gjetën 11 kilogramë marihuanë në veri të Mitrovicës

admin

Arrestohet një person për vjedhje në Vushtrri

admin

Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona

admin

Leave a Comment