Vdes aktori i njohur turk

Në moshën 65 vjeçare ka vdekur aktori turk, Recep Aktug. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë vajza e tij në rrjetet sociale.

Recepi vuante nga një sëmundje e rëndë me të cilën ishte përballë para dy viteve, transmeton rtv21.tv Aktori tashmë i ndjerë pas vetës la një pasuri të madhe në kinematografinë Turke.  Ai mori pjesë në seriale të ndryshme që luante role kryesore. Në Kosovë i njohur u bë me rolin e “Hilmiut” nga seriali “Dashuri dhe ndëshkim”.

Vdekja e tij i ka prekur edhe dy aktoret e njohura, si Seray Gozler dhe Nebahat Çehre. Të dy aktoret në rrjetin social Instagram kanë publikuar fotografi të të ndjerit, teksa kanë shprehur dhimbjen e tyre. Seray e njohur si ”Feridja’ nga seriali ”Mos ma lësho dorën” është lutur për shpirtin e kolegut të saj.

Nebahat Çehre apo si e njohin të gjithë ”Sulltanesha Ajshe” nga seriali “Sulltani-Shekulli i madhërishëm”, ka shkruar se fjalët për një njeri siç ishte Recepi janë të vogla.

Siç njoftojnë mediat turke, varrimi i aktorit do të bëhet nesër.

Të ngjajshme

Kritika të mëdha për albumin e ri të Eminem, reperi tallet me sulmin në Manchester

shprehja

Rike Roçi mohon lidhjen me boksierin

shprehja

Furkan Ajdari, i riu nga Shkupi me biznese në Gjermani

Redaksia 2

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë