November 28, 2022
Portali Shprehja

Vdes brenda iraniani që frymëzoi filmin e Spielberg ‘The Terminal’

Mehran Karimi Nasseri, njeriu që kishte jetuar brenda aeroportit Paris-Charles de Gaulle për vite dhe frymëzoi filmin e Steven Spielberg të vitit 2004 “The Terminal”, vdiq të shtunën në të njëjtin aeroport.

Mehran u shpall i vdekur nga ekipi mjekësor i aeroportit në Terminalin 2F dhe kishte vdekur për shkaqe natyrore, tha një zëdhënës i aeroportit për CNN.

Nasseri, një refugjat iranian, ishte rrugës për në Angli nëpërmjet Belgjikës dhe Francës në vitin 1988, kur humbi dokumentet dhe nuk mundi të hipte në një fluturim e as të largohej nga aeroporti dhe mbeti në harresë deri në vitin 2006.

Ai ishte “kthyer për të jetuar si një person i pastrehë në zonën publike të aeroportit që nga mesi i shtatorit, pas një qëndrimi në një shtëpi pleqsh për disa vite”, tha zëdhënësi.

Zëdhënësi shtoi se Nasseri ishte një “personazh ikonë” në aeroport dhe se “i gjithë komuniteti i aeroportit ishte i lidhur me të, dhe stafi ynë u kujdes për të sa më shumë që të ishte e mundur gjatë shumë viteve, edhe pse shumë nga ne do të kishim preferuar që ai të gjente një strehë”.

Ndërsa historia e Nasserit brenda aeroportit u përkujtua nga Tom Hanks në filmin “The Terminal”, zëdhënësi i aeroportit vuri në dukje se: “Filmi i Spielberg sugjeron se ai ishte ngecur në një zonë tranziti në Paris-Charles de Gaulle. Në realitet, ai qëndroi disa herë atje, por ai ishte gjithmonë i lirë që të lëvizte në zonën publike të aeroportit,”.

Në një moment autoritetet franceze i ofruan atij leje banimi në Francë, por Nasser e hodhi poshtë ofertën, për shkak sepse ai donte që të shkonte në destinacionin e tij origjinal, Angli. /telegrafi

.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment