21.8 C
Skopje
March 17, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Vdes gazetari i njohur kosovar

Varrimi i Hivzi Krasniqit do të bëhet sot në vendlindjen e tij në Pejë.

Mbrëmë pas mesnate portali “Njëshi” dha lajmin se në Prishtinë, në rrethin e vet familjar ka ndërruar jetë doajeni i gazetarisë në Kosovë Hivzi Krasniqi. Thuhet se ai vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër. Hivzi kohë më parë kishte dalë në pension ku kishte përfunduar karrierën e tij të gazetarit dhe ku e kishte filluar në Radio Kosovë (në Radio Prishtinën e dikurshme).

Ai një kohë kishte punuar edhe në Radio Dukagjini ,në studion në Prishtinë, e për pak kohë edhe në fillimet e punës së RTV 21. Krasniqi ka treguar prirje të dalluar në shkrimin e teksteve të këngëve hit dhe kështu pas vetes ka lënë mbi 1.000 tekste të dalluara me të cilat ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në këtë lëmi.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Vetëm punësimi e ndalon emigrimin

shprehja

Nga nesër pritet t’i marrin pagat të gjithë punëtorët e “Trepçës”

shprehja

Ish-kryetarja e Preshevës: Thaçi ka ndjeshmëri të madhe për shqiptarët e Preshevës, Kurti na zhgënjeu

shprehja