Ka vdekur gazetari Sulejman Gashi, i cili njëherësh ka qenë edhe ndër figurat e shquara të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Drilon Gashi.
“Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij”, thuhet në njoftimin e familjes Gashi.
Sulejman Gashi për shumë vite ka qenë korrespondent nga Shtetet e Bashkuara i Radio Televizionit të Kosovës.