February 26, 2021
Portali Shprehja

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Shakovicë të Podujevës

Këmbësori i cili u godit nga një veturë rreth orës 19:30, në Shakovicë të Podujevës, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevës.

“Këmbësori V.A. mashkull 67 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë”.

Ahmeti tha se si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një person.

“Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident)”, tha tutje.

.

Të Ngjajshme

Arrest shtëpiak për të miturin që goditi me thikë një person në Prizren

admin

Policia në kërkim të 25 vjeçarit nga Klina, kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e tij

admin

Të maskuar dhe me armë lodër tre persona kryejnë grabitje në një lokal në Fushë Kosovë

admin

Leave a Comment