November 27, 2020
Portali Shprehja

Vdes nga Kovid-19 Momçilo Krajshnik, i dënuari nga Haga për krimet e luftës në Bosnjë

Momçilo Krajshnik, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës në Bosnjë, ka vdekur si pasojë e COVID-19, raportojnë të martën mediat serbe.

Krajshnik ka qenë presidenti i parë i Kuvendit të Republikës Serbe të Bosnjës dhe anëtari i parë i presidencës boshnjake.

Më 30 prill të vitit 2000, pjesëtarët e SFOR-it të atëhershëm e kishin arrestuar në shtëpinë e tij dhe e kishin dërguar në Tribunalin e Hagës. Krajshniku ishte dënuar me 20 vjet burg, më 2009, për krimet e kryera gjatë luftës në Bosnjë. Pas vuajtjes së dy të tretës së dënimit, u lirua, më 2013.

Të Ngjajshme

Daçiq komenton vendosjen e flamurit nga Shaip Kamberi

admin

Zbulohen postet kyçe që do të drejtojë shqiptari në qeverinë e re të Malit të Zi

admin

Hoti: Nuk jap dorëheqje | Iliria News Agency

admin

Leave a Comment