September 27, 2020
Portali Shprehja

Vdes një 19 vjeçar në Suharekë, si pasojë e plagës nga arma e zjarrit

Një 19 vjeçar ka humbur jetën në Studeçan të Suharekës, si pasojë e plagës nga arma e zjarrit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj i cili ka thënë se policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

Osmanollaj ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:42 në Studeçan të Suharekës.

“Emergjenca në Suhareke informon se viktima V. B i lindur ne vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasojë e plagës nga arma e zjarrit. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47.

Nuk dihen shkaqet dhe motivi i rastit. Njësite relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka shtuar se trupi i pajete me urdhër te prokurorit është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

The post Vdes një 19 vjeçar në Suharekë, si pasojë e plagës nga arma e zjarrit appeared first on Telegrafi.

Të Ngjajshme

Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

admin

Një vit burgim dy të akuzuarve që i shkaktuan lëndim të rëndë trupor një personi

admin

Gjendet pa shenja jete një trup në Prishtinë – policia jep detajet

admin

Leave a Comment