February 28, 2021
Portali Shprehja

Vdes një 50 vjeçar në Ferizaj, pasi u godit me grusht në parkingun e një pompe të derivateve

Një person ka humbur jetën në Ferizaj, si pasojë e një përleshje që kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj.

Kështu ka bërë të ditur policia, përmes një njoftimi për media.

“Rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e përleshjes mes dy personave i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj. Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar 50 vjeçar)i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njëjti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima,pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00:45 nga ana e mjekut jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Me urdhë të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML. Hetuesit policorë janë duke punuar intensivisht për arrestimin e personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

admin

Dy sulme seksuale brenda 24 orëve në Kosovë

admin

Dy të vdekur në dy aksidente trafiku në Tiranë

admin

Leave a Comment