January 16, 2021
Portali Shprehja

Vdes një femër në QKUK, policia nis hetimet

Një person ka raportuar në polici se shkaku i neglizhencës mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë një femër.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Një mashkull kosovar ka raportuar për një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ku sipas tij si pasojë ka ardhur deri te vdekja e te ndjerës viktimë femër kosovare”.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Sulmohet një polic në Prishtinë, gjatë inspektimit në një restorant për masat antiCOVID

admin

Trupi i Fadil Syleviqit dërgohet në IML për obduksion

admin

Sulmohet fizikisht një shofer i autoambulancës në Mitrovicë

admin

Leave a Comment