January 16, 2021
Portali Shprehja

Vdes një person dhe lëndohen tre të tjerë në një aksident në Piranë të Prizrenit

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mes fshatrave Piranë – Krushë e Vogël, si pasojë një person ka vdekur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40, minuta në mes të një traktori, një veture dhe një kamionete.

Rastin e ka konfirmuar drejtori i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Ai ka thënë se nga aksidenti tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime, njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë.

Të lënduarit janë duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohen dy këmbësorë

admin

Zhduket një person në Prizren

admin

Përleshje masive në Suharekë, lëndohen rëndë dy persona

admin

Leave a Comment