December 6, 2020
Portali Shprehja

Vdes një person në Podujevë

Një person derisa po lëvizte në mal me traktor është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rëndë trupor, ku më pas është dërguar pa shenja jete në emergjencë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:05 në fshatin Potok, Podujevë.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion.

“Raportohet se viktima m/k derisa po lëvizte në mal me traktor është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka arritur pa shenja jete në emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Dyshohet për një mjet shpërthyes në një autobus në Llapushnik të Drenasit

admin

Burri rrah gruan në Prishtinë

admin

Vjedhje në Prishtinë, arrestohen dy shtetas algjerianë

admin

Leave a Comment