April 16, 2021
Portali Shprehja

Vdes një person pas lëndimeve që mori në Deçan

Një person sot ka ndërruar jetë rreth orës 08:30, në Spitalin Rajonal të Pejës pas disa lëndimeve të marra në fshatin Strellc i Ulët, në Deçan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e lëndimit të tij dhe më pas të vdekjes, pasi rasti është ende nën hetime.

“Sot rreth 07:55 stacioni policor në Deçan është njoftuar se një person është i lënduar. Policia menjëherë ju ka përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dal dhe emergjenca e Mjekësisë Familjare. Aty kanë takuar dhe një person të lënduar dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe më vonë diku rreth orës 08:30 ka ndërruar jetë. Të gjitha njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Këto janë informatat që i posedojmë për momentin deri në raportin tjetër”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

 

 

.

Të Ngjajshme

Policia arreston një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë

admin

Policia në kërkim të Valton Makollit, dyshohet se ka kryer disa raste të mashtrimeve

admin

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

admin

Leave a Comment