September 29, 2020
Portali Shprehja

Vdes serbi që kishte pranuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, i dënuar me 15 vite burg

Ka vdekur Dragolub Ojdaniq, i cili kishte pranuar publikisht krimet e kryera në Kosovë.

Gjenerali serb i cili ishte dënuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës në Kosovë, vdiq në Spitalin Ushtarak në Beograd.

Ojdaniq kishte qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Serbe përgjatë luftës në Kosovë.

Madje ai njihej si një nga zyrtarët kryesorë serb që organizoi ekzekutivet masive të civilëve shqiptarë në Kosovë dhe dëbimin e rreth një milion qytetarëve të Kosovës.

Ai ishte emëruar ministër i Mbrojtjes i të ashtuquajturës Republika Federale e Jugosllavisë, kurse në vitin 2002 ishte transferuar në Hagë.

Në vitin 2019 u dënua me 15 vjet burg për krime të luftës në Kosovë.

Ai kishte pranuar krimet e kryera në Kosovë, për dallim nga shumë serb të tjerë.

“Pranoj plotësisht të gjitha gjetjet që janë bërë në gjykimin [kundër meje]. Çdo gjë që mbetet për mua është të kryej dënimin tim”, shkroi Ojdaniq në një letër që i dërgoi Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY) më 25 janar 2013.

Sipas aktgjykimit, Ojdaniq e dinte për fushatën e terrorit, dhunës, dhe dëbimeve me dhunë që u bënë nga VJ [Armata Jugosllave] dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, por nuk mori masat efektive që kishte në dispozicion”.

“Ai u lirua nga burgu më 2013. Ojdaniq u akuzua në vitin 1999 bashkë me ish-presidentin serb Milan Millutinoviq, ish-zëvendëskryeministrin jugosllav, Nikolla Shainoviq, ish-komandantin e Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, ish-shefin e shtabit të trupave të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, dhe ish-shefin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë për Kosovën, Sreten Lukiq. Ojdaniq u lind më 1941 afër Uzhicës. Përfundoi Akademinë Ushtarake më 1964. Shërbeu në Sarajevë, Gjakovë, Prizren, Prishtinë, Uzhicë dhe Beograd”.

Të Ngjajshme

Rama vizitë jozyrtare në Tuz, takoi Nikë Gjeloshajn në një restorant, ja çfarë biseduan

admin

Mediat serbe: Presidenti Vuçiç do kontrollojë edhe Tiranën!

admin

PPE: Zgjedhjet e lira parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë

admin

Leave a Comment