January 22, 2021
Portali Shprehja

Vdesin në aksident trafiku nënë e djalë nga Vitia, gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë

Dy persona, nënë e djalë nga fshati Skifteraj i komunës së Vitisë, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari, për humbjen e dy familjarëve të tyre.

“Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurëve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të Institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haliti.

Telegrafi mëson se të njëjtit kanë qenë me vendbanim në Zvicër, dhe se aksidenti ka ndodhur para disa dite në shtetin e Italisë, kurse sot kanë arritur në Kosovë trupat e viktimave .

Ndërkaq në disa njoftime në Facebook, është thënë se varrimi i tyre do të bëhet në ora 17:00. /Telegrafi/

The post Vdesin në aksident trafiku nënë e djalë nga Vitia, gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Të Ngjajshme

Aksident në Prizren, lëndohen gjashtë persona

admin

Shtetas të huaj vjedhin një telefon dhe një palë syze në një veturë në Pejë

admin

Aksident mes një veture dhe një kamioni në Malishevë, lëndohen tre persona

admin

Leave a Comment