February 26, 2021
Portali Shprehja

Veç Albini s’me lavdëroi – Iliria News Agency

Çun Lajçi

Tash mbasi erdhi ky Kopilani, po çprushi pak kujtimeve!
– Kur e mora plisin dhe e mbusha me dhé e thirra: “Asht plis Kosove me dheun e Hamëz Jasharit” krahu i luftës m’i rrehi shpatullat.
– Eh sa shumë piva me ta kafe!
Je artist i madh m’thanë, ti s’vdes kurrë! I yni je.
Por ata t’partisë gjithë popullore ma mbyllën derën!
– Kur ia vuna plisin Rugovës n’sallën Nji Tetori, këta t’luftës m’futën n’furgon e fryma rugoviste heshti!
– Kur vrapova bjeshkëve mbas Ramushit për Çakorrin, ti je legjendë thanë e biletë avioni m’paguen për Zvicërr!
Por, dy t’parat plot pezëm thanë: Ti je si era!
Albini s’bani za! M’shikoi me buzëqeshje e t’paktën s’më lavdëroi si ata! Bile as fotografi s’bamë bashkë.
Njeriu që e don atdheun e ka për obligim me mësua tjetrin me takatin e vet, sikur ia lexova mendimet e heshtjes këtij kopilani!
Prandaj s’e kurseva as fjalën as vrapin, kur i erdhi dekiku me shpërthye.
E di se fansat e partive tjera do t’thonë, nisoj si atëherë: Ky qenka si era!
Jo s’jam!
Jam me kohën e mundësitë e mia me ndihmua vllaun dhe s’me duhet posti as parja as titulli!
Kam veprat e mia e popullin.
Mua e s’me duhet lidëri! U duhem unë atyne.

Gërmi, 19.02.2021

Të Ngjajshme

S’janë respektuar masat – Iliria News Agency

admin

S’e shpjegoj dot si mund të votohet akoma kjo qeveri! – Iliria News Agency

admin

KQZ-ja pritet që sot të vendosë për rinumërim edhe të 58 vendvotimeve – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment