June 6, 2023
Portali Shprehja

Vela: Strukturat kriminale në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës

Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës.

Vela thotë se Serbia mban përgjegjësi të plotë për gjendjen që është krijuar në veri të vendit.

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren”, shkroi Vela në Twitter.

“Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendi”.

“Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”./klankosova.tv

.

Të Ngjajshme

Shefi i OKB-së: Të paktën 16,000 njerëz mbetën pa shtëpi pas shkatërrimit të digës në Ukrainë

Microsoft do të paguajë 20 milionë dollarë, akuzohet se shkeli privatësinë e fëmijëve

Ja edhe sa gjatë mund të vozisni, prej momentit që ndizet drita e rezervës

Leave a Comment