November 26, 2022
Portali Shprehja

“Vendi është 1 km larg nga vendi ku ka ndodhur aksidenti i 22-vjeçarit nga Kumanova”

Në zonën paralel me kazermën “Erebinë” në Zhelinë të Tetovës mëngjesin e sotëm në rrjedhat e lumit Vardar është gjetur një trup i pajetë. Vendi është një kilometër larg nga vendi ku ka ndodhur aksidenti i 22-vjeçarit nga Kumanova, i cili ra në lumin Vardar para 5 ditëve. Burime nga policia për TV21 thanë se ka gjasa që të jetë kufoma e djalit 22 vjeçar nga Kumanova, megjithatë ende nuk mund të konfirmojnë zyrtarisht pa u kryer identifikimi i plotë.

“Kufoma e gjetur është e gjinisë mashkull. Pritet që me urdhër të Prokurorit trupi të nxirret nga uji dhe pas identifikimit bashkë me familjarët, Prokurori të vendosë nëse do të kryhet autopsi apo jo”, tha për TV21 zëdhënësi i SPB-Tetovë Fatmir Rexhepi.

Para 5 ditësh një 22-vjeçar nga Kumanova ra me makinë të tipit “Golf4” në lumin Vardar, në zonën e Zhelinës në Tetovë. Kur makina u nxor nga uji, nuk u gjet askush në të. Pas kësaj vijuan kërkimet në të cilat përveç organeve kompetente u kyçën edhe familjarë dhe banorë të zonës./tv21.tv

Më poshtë pamje nga vendi ku sot u gjet një trup i pajetë:

Të Ngjajshme

Vitaminat dhe mineralet që janë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga sëmundjet gjatë ditëve të ftohta

KATAR/ Shpërthen zjarri pranë stadiumit ku do të luhet Argjentinë-Meksikë

Policia serbe largon migrantët nga rreziku pas të shtënave në kufi me Hungarinë

Leave a Comment