Vendimi i strukturave serbe në veri e zbulon gënjeshtrën e Qeverisë  së shkarkuar Kurti

Ndonëse shteti i Kosovës nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, madje vetë përmendja e kësaj mundësie nga kryetari Hashim Thaçi, vuri në pikëpyetje koalicionin qeveritar, ku edhe u pasua me rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Më 1 prill në veri të vendit u zgjat ora policore në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Zbatim ky i cili po bëhet pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Serbi, e jo sic thoshte kryeministri në largim se Qeveria Kurti e ka shpallur gjendjen por se nuk ka dashur bëj këtë punë të madhe tek opinion.

Vendimi që do ta lexoni më poshtë e dëshmon qartë se ajo çfarë kishte thënë Kurti në konferencë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë pjesë ishte veçse një gënjeshtër.

Vuciq ka urdhëruar që ora policore të zgjatët nga ora 17:00 deri në ora 5:00 e mëngjesit.

 

 

Në anën tjetër Policia e Kosovës në veri ka ripërsëritur se i zbaton urdhrat dhe rekomandimet që vijnë nga Prishtina, derisa ka siguruar se gjendja në pjesën veriore është e qetë dhe se kriminaliteti nuk ka rritje.

Ky është vendimi i 1 prillit i strukturave paralele serbe për “Mitrovicën”, ku thotë se masat i kanë marrë në përputhje me vendimet e Qeverisë së Serbisë.

Ndërsa, kjo është konferenca e 3 prillit kur e kanë shpallur karantinimin e Mitrovicës dhe Zveçanit:

 

Shpërndaje në:
loading...

Të ngjajshme

Sulmohet me raketa Zona e Gjelbër në Irak

shprehja

Takim liderësh ose rikthim i Kuvendit, partitë pa marrëveshje

shprehja

Ora policore në fundjavë, plot 85 orë

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë