November 28, 2020
Portali Shprehja

“Vendimi më i vështirë i karrierës”; Thiago përlot me lamtumirën nga Bayerni

Thiago Alcantara i ka dhënë një lamtumirë emocionale Bayern Mynihut, me spanjollin që e konsideron vendimin për t’u larguar drejt Liverpool “më të vështirin e karrierës time sportive”. Duke hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës në “Allianz Arena”, një lëvizje e madhe në karrierë duhej të bëhej gjithmonë këtë verë. Bavarezët kishin shpresuar që ish-ylli i Barcelonës mund të bindej të qëndronte dhe rinovonte prej “tripletës” së mrekullueshme në sezonin 2019-2020. Sidoqoftë, këto trofe kanë provuar të jenë dhuratat e përsosura për largimin e Thiago.

29-vjeçari është gati të kalojë te kampionët e Premier League. Liverpool kanë një marrëveshje prej 20 milionë £ (26 milionë dollarë) me gjigantët bavarezë për ta marrë “playmaker”-in e spikatur në Angli. Thiago do të largohet nga Gjermania me shumë kujtime të lumtura, por beson se kishte ardhur koha që të kërkonte sfida të reja. Ai postoi një mesazh lamtumire për Bayernin dhe mbështetësit në rrjetet sociale:

“Po, unë kam marrë vendimin më të vështirë të karrierës time sportive. Do ta mbyll këtu kapitullin me këtë klub të mrekullueshëm, ku jam rritur si lojtar për shtatë vite. Triumfe, gëzime dhe kohë të vështira. Por, ajo për të cilën jam më krenar, është se arrita në Mynih si një i ri plot ëndrra dhe tani do të largohem plotësisht i përmbushur në një klub plot histori dhe kulturë.

Këtu mësova të dua një traditë, që tani po i them lamtumirë, por që nuk do ta harroj kurrë. “Mia San Mia”. Kam përjetuar momente fantastike në këtë qytet, në “Sabener Strasse” dhe në “Allianz Arena” tonë të dashur. Me familjen time bavareze, e cila më trajtoi aq mirë dhe më donte çdo sekondë. Vendimi im është thjesht i një natyre sportive. Si futbollist dua që të provoj sfida të reja edhe më tej. Bavaria do të jetë gjithmonë shtëpia ime. Faleminderit, FC Bayern!”

Menjëherë, Robert Lewandowski i ka shprehur falënderimet Thiago, duke i thënë në Twitter: “Ishte kënaqësi të luaja me një magjistar të tillë si ti”. Gjatë shtatë viteve të tij në Gjermani, Thiago luajti 235 ndeshje me Bayernin dhe shënoi 35 gola. Ai fitoi 16 trofe në total, përfshirë 7 tituj të Bundesligës, Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e Klubeve. Një kapitull i ri do ta hapë në “Merseyside”, me Liverpool-in që ka fituar garën për nënshkrimin me të, pas një sage të zgjatur transferimi.

.

Të Ngjajshme

Koeman dhe 100 ditët e para te Barça: Ndihemi më mirë pas Juventus-it

admin

City kthehet i frikshëm ndaj Burnley-t, Mahrez më mirë se CR7

admin

Video: Aksion perfekt nga City, Mahrez nuk fal

admin

Leave a Comment