May 11, 2021
Portali Shprehja

Vendimi për Rashkovskin, Prokuroria: Do të ankohemi, ka rrezik për ndikim tek dëshmitarët

-Gjithsesi se do të dorëzojmë ankesë gjatë ditës së nesërme, kështu e komentoi fillimisht prokurorja Ivana Trajçeva vendimin e Gjykatës Themelore Penale për arrest shtëpiak ndaj Dragi Rashkovskit, transmeton Alsat. Trajçeva tha se ende ka rrezik që i dyshuari të ndikojë tek dëshmitarët.

Në lidhje me: Arrest shtëpiak për Dragi Rashkovskin

“Është caktuar arrest shtëpiak. Nuk është miratuar kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit. Do të vijon ankesë për vendimin e tillë. Prokuroria ka dhënë fakte të mjaftueshme për të treguar rrethanat për çfarë kërkohej masa e paraburgimit, e jo masa e arrestit shtëpiak. Me masën e arrestit shtëpiak do të ekzistojë edhe më tej rreziku për ndikim tek dëshmitarët”, tha mes tjerash prokurorja Ivana Trajçeva.

.

Të Ngjajshme

Zaev pas takimit me Varhej: Nuk negociojmë për identitetin tonë!

admin

Gati amendamentet me të cilat do të ndryshohet teksti i Ligjit të Shtetësisë

admin

Diplomacia europiane: Hapni sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

admin

Leave a Comment