January 23, 2022
Portali Shprehja

Vendos Qeveria: Cigaret elektronike mund të përdoren edhe në ambiente të mbyllura

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar mendimi i Ministrisë së Shëndetësisë se prodhimet e duhanit jo të djegshme dhe mjetet për ngrohjen e tyre nuk hynë në ndalesën për duhanpirje.

“Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shfrytëzimi i prodhimeve të duhanit jo të djegshme, mjetet për ngrohjen e tyre dhe cigaret elektronike nuk paraqet duhanpirje dhe në përputhje me këtë, nuk hynë në ndalesën për duhanpirje, gjegjësisht të njëjtat mund të përdoren edhe në pjesën e mbyllur të hapësirave publike, duke e pasur parasysh dispozitat nga neni 3 paragrafi 1 nga ligji për duhan.”, thuhet mes tjerash në njoftim, transmeton TV21.

Tact Watches

Të Ngjajshme

Vazhdon përballja me flakët në Manastir! Zjarrfikësit tentojnë shuarjen e zjarrit në fabrikën e bukës

admin

Maqedonia e Veriut kërkon lehtësira për hyrje në Kosovë

admin

Ngrirja e çmimeve vlen vetëm edhe 8 ditë

admin

Leave a Comment