Verhofstadt: Marrëveshja e tregtisë pas Brexit do të jetë e vështirë

Ligjvënësi europian Guy Verhofstadt paralajmëroi se negocimi i një marrëveshje mbi marrëdhëniet tregtare pas Brexitit me Brukselin do të jetë “shumë të vështira”, nëse Londra refuzon të pranojë rregullat dhe standardet e BE-së.

Britania pritet të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Europian më 31 janar dhe për këtë arsye do të negociojë marrëdhëniet e saj të ardhshme me BE.

“Unë mendoj se të dy palët kanë një interes të jenë shumë ambicioz në negociata,” theksoi Verhofstadt në BBC Radio 4 pas bisedimeve me zyrtarët britanikë.

“Por, deri në çfarë mase kjo do të jetë, shumë e vështirë të thuhet sot, sepse kjo do të varet se cili do të jetë vullneti i palës britanike që gjithashtu të përputhet me një seri standardesh në Bashkimin Europian.”

Brukseli është i gatshëm të pranojë kërkesat e Britanisë së Madhe për të mos aplikuar tarifa tregtare ose kuota pas Brexit, por Londra gjithashtu duhet të pranojë rregullat e BE’’, shtoi Verhofstadt.

“Do të jetë shumë e vështirë të kesh një marrëveshje të gjerë të tregtisë së lirë në atë kohë,” shtoi ai kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Britania refuzonte rregullat dhe standardet e BE-së.

.

Të ngjajshme

Zendeli flet për koalicionin trepalësh

shprehja

Kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s për vizitë në vend

shprehja

Mustafa: Masakra e Reçakut zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë