October 21, 2021
Portali Shprehja

Verratti, deklaratë dashurie për PSG-në; zbulon të ardhmen e tij

“Unë gjithmonë do të qëndroj këtu, në Paris”. Deklarata e Marco Verratti për PSG është me të vërtetë dashurie. Mesfushori nga Abruzzo, gati 10 vite pas mbërritjes në kryeqytetin francez, thotë se dëshiron ta përfundojë karrierën e tij në nivele të larta me fanellën e PSG. “Më ka mbetur edhe pak kohë, – tha ai për mikrofonat e “France Info”, – e di që do të qëndroj gjithmonë këtu”.

Sipas kontratës, deri në qershor 2024. Ai shton se dëshiron të kthehet në qytetin e lindjes, te klubi i tij i parë, para se t’i varë përfundimisht “këpucët në gozhdë”: “Do të kthehem te Pescara, pas vitesh në këtë qytet të madh. Do të kthehem në shtëpi për familjen time dhe miqtë. Atje është deti dhe malet”.

Verratti shton se u dashurua me PSG: “Në futboll kisha mundësinë të luaja me dhe kundër kampionëve të mëdhenj, në ndeshje të rëndësishme. Kjo është pikërisht ajo që doja të bëja. Unë rashë në dashuri me PSG dhe kjo është arsyeja pse gjithmonë përpiqem të jap më të mirën.

Isha fëmijë kur mbërrita këtu, vija nga një qytet i vogël krahinor italian dhe këtu gjeta gjithçka. Fëmijët e mi kanë lindur në Paris. Këto janë vitet e mia më të mira. Ajo që kam përjetuar këtu ishte e pabesueshme. U bëra burrë dhe gjeta dashurinë. Kështu që gjithçka që kam jetuar këtu do të më lërë me kujtime të jashtëzakonshme”.

.

Të Ngjajshme

Dy lajme negative, një pozitiv dhe “rebusi” Ibrahimovic te Milani i Piolit!

admin

E paprecedentë! Presidenti i klubit të Bundesligës dhunohet nga tifozët kundërshtarë

admin

Capello lartëson Juventusin, tregon aftësinë kryesore të Allegrit

admin

Leave a Comment