Version i ri online i shërbimeve të EVN

U vendos në funksion versioni i përmirësuar online i shërbimeve të EVN – evnonline.mk. Këta shërbime EVN Home i ofron për klientët e saj, e cila që nga viti i kaluar është furnizues universal i energjisë elektrike.

Me anë të këtij përmirësimi të EVN Online do të takohen kërkesat e konsumatorëve, veçanërisht me dixhitalizimin e opsioneve të reja të cilat deri më tani nuk kanë qënë në dispozicion online.

Deri më tani, EVN Online ju ofronte konsumatorëve tre shërbime ndaras:

regjistrim elektronik për e-faturë (Formular për e-faturë)
pagesë të shpejtë të faturave, pa parakusht të regjistrimit të profilit të përdoruesit (Pagesë e shpejtë)
pasqyrim të borxheve dhe pagesë të faturave me anë të regjistrimit të profilit të përdoruesit (deri më tani Е-punkt)
Ndryshimi kryesor qëndron në përpunimin gjithpërfshirës të servisit të përdoruesve të regjistruar – „Е-punkt“, i cili tash është riemëruar në „I imi EVN Home“. I imi EVN Home, si pjesë e integruar e EVN Online, përfaqëson portal të përmirësuar të përdoruesve për shërbime lidhur me pagesën e faturave të energjisë elektrike me dizajn responziv. Në këtë mënyrë vizitorët do të fitojnë eksperiencë të shkëlqyer, pa dallim se nga cili aparat qasen.

I imi EVN Home përveç pagesës së faturave pa komision pagese, tani më i ofron edhe shërbimet në vijim:

pagesë të më shumë faturave njëkohësisht
regjistrim të më shumë pikave matëse në një profil të përdoruesit
regjistrim të një pike matëse në më shumë profile
shkarkim të kopjeve të faturave të 12 muajve të fundit
pasqyrim të historisë së të gjithë pagesave të kryera përmes profilit të përdoruesit
Përdoruesit e shërbimit të deritanishëm E-punkt do të mund ta shfrytëzojnë I imi EVN Home nëpërmjet emrit të përdoruesit të njejtë (postës elektronike) dhe fjalëkalimit, me çka gjatë hyrjes së parë sistemi do të ju kërkojë ndryshim të fjalëkalimit.

Nëpërmjet I imi EVN Home, përdoruesve ju mundësohet qasje tek shërbimet në çdo kohë dhe vend, thjeshtë dhe shpejtë për shfrytëzim në vetëm disa hapa.

loading...

Të ngjajshme

​Merkel thërret zjarrfikësit, ata ia mbyllin telefonin

shprehja

Greqi, vetëm 17 raste të reja dhe dy viktima gjatë 24 orëve të fundit

shprehja

Përfaqësuesi i Pentagonit: Virusi nuk është vepër e njeriut

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë