January 21, 2021
Portali Shprehja

Vetaksidentohet autobusi i linjës Gjilan-Prishtinë, lëndohen katër persona

Autobusi i linjës Gjilan-Prishtinë është vetaksidentuar mesditën e së enjtes në fshatin Parallovë, ku si pasojë katër persona janë lënduar.

Me rastin përveç policisë së Kosovës janë marrë edhe zjarrfikësit, ndërkaq personat e lënduar janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se sot me 05 nëntor 2020 rreth orës 12:30 në magjistralen  Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë  ka ndodhur  vet Aksident Trafiku i një autobus i linjës Gjilan -Prishtinë. Policia e Kosovës dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona të cilët janë duke u trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan. Sipas raportit të mjekut  janë lëndime të lehta trupore.  Policia e Kosovës, Njësitet e trafikut Rajonal të Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit”, tha Hashani. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Vetura godet për vdekje këmbësoren në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

admin

Kanosi nënën e tij, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit nga Ferizaj

admin

Kanosi motrën duke ia dërguar foton e revoles në “Viber”, arrestohet një person në Ferizaj

admin

Leave a Comment